Sot presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gradoi kreun e Fprcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jasharin me gradën gjenerallejtënant.
Gradimit të tij i është gëzuar edhe familja e gjenerallejtënant Jasharit.
Në një postim në Facebook, Bekim Jashari, ish-kryetar i Skenderajt, ka thënë se kjo gradë është edhe një përgjegjësi më shumë për Komandantin e FSK-së, për t' i shërbyer vendit denjësisht ashtu sikurse 23 vite me parë, përcjell Bota sot.
Reagimi i tij në Facebook:
Sot, Komandanti i Ushtrisë së Kosovës, Bashkim Jashari, nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është graduar me gradën më të lartë, Gjenerallejtënant.
Kjo gradë për Komandantin e FSK-së, për nipin dhe bashkëluftëtarin e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, është edhe një përgjegjësi më shumë për t' i shërbyer vendit denjësisht ashtu sikurse 23 vite me parë.
Jam i bindur që Bashkimi ashtu sikurse ushtarët tjerë të Kosovës, me krenarinë më të madhe do të jetësojnë amanetin e heronjve e dëshmorëve tonë duke fuqizuar e lartësuar ushtrinë tonë të ndërtuar mbi themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Urime Gjenerallejtënant Bashkim Rifat Jashari!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/13/auto_265752943_456220185870429_5590987256406939401_n1639394743.jpg)