“Gënjeshtar”, përplasen Ganimete Musliu dhe Faton Peci

Aktuale

“Gënjeshtar”, përplasen Ganimete Musliu dhe Faton Peci

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 13:29
Ganimete Musliu dhe Faton Peci

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka pyetur ministrin e Bujqësisë, Faton Peci lidhur me anulimin e thirrjes për grante.

Musliu ka pyetur se pse është anuluar thirrja dhe nuk është bërë publike.

“Më 25 nëntor kam adresuar çështjen për thirrje për grante. Kam marrë shumë informata nga qytetarët, në atë seancë ju për herë të parë jeni deklaruar, që ajo shpallje ose thirrje është anuluar. Me cilën ditë është anuluar thirrja dhe pse nuk është bërë publike?”, ka thënë ajo.

Peci i është përgjigjur se vendimi gjendet në faqen e ministrisë, por kjo e ka nervozuar deputeten Musliu, e cila e ka quajtur gënjeshtar.

“Gënjeshtar, turp, të kam zënë t’u rrejtë”, dëgjohet Musliu duke i thënë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat