“Drejtësinë e vë në vend hakmarrja”/ Ish-agjenti i SHIK-ut: Ende nuk është kapur vrasësi i vrasjes në Gllogjan, por janë arrestuar...

Aktuale

“Drejtësinë e vë në vend hakmarrja”/ Ish-agjenti i SHIK-ut: Ende nuk është kapur vrasësi i vrasjes në Gllogjan, por janë arrestuar...

Nga: N. Sh. Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 13:41
Kreshnik e Malsor Mehmetaj

Për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, Policia e Kosovës ka arrestuar Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnikun dhe Malsorin.

Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me privimin nga jeta të shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan.

Motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani.

Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit.

Në lidhje me këto arrestime, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, pohon se, deri tash janë kapur vetëm porositësit e vrasjes.

Ai thekson se, akoma nuk është kapur vrasësi.

“Vrasës i i Gllogjanit, jam shumë i sigurt se nuk është kapur ende, por porositësit e vrasjes besoj që janë arrestuar”, thotë Miftari.

Sipas tij, në një vend ku ligji nuk e bën derjtësinë, atëherë aty drejtësinë e bë hamkarrja.

“E kuptoj edhe vet se aty në atë vend (shtet) ku nuk bën ligji drejtësinë, drejtësinë pastaj e bëjnë pëlumbat e hakmarrjes. Por vrasja e nxënësve e ka kaluar çdo logjikë të një hakmarrjes apo vënjes së drejtësisë në vend. Nxënësit dhe shkollat tona janë të shenjta dhe askush nuk i prek dhe nëse i prekë nuk do të falet kurrë”, thekson Miftari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat