Një tjetër tragjedi ka prekur komunën e Deçanit. Sipas faqes lokale “Deçani” në Facebook, një 25-vjeçare nga kjo komunë ka vdekur në aksident komunikacioni në Gjermani, përcjell Bota sot.
Raportohet se Antonia Tolaj është nga fshati Pobergjë.
Ajo ka vdekur në aksident në Leipzig të Gjermanisë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/13/auto_poss1639399926.jpg)
“Në një aksident komunikacioni në Leipzig të Gjermanisë ka humbur jetën Antonia Tolaj nga Pobergja e Deçanit në moshën 25 vjeçare”, shkruan kjo faqe.
Aksidenti vjen rreth më shumë se dy javë pas vdekjes së tre personave si pasojë e sulmit ndaj autobusit në Gllogjan./BS