Lista e publikuar të premten e cila tregon gjendjen e përhapjes së Covid 19 nëpër vende të botës, shkaku i rrezikut nga varianti i ri i cili po përhapet shpejt, Kosovën dhe Rumaninë i nxjerrë të dy vendet e vetme në Europë, që janë në zonën e gjelbër, pa rrezik epidemiologjik.
Madje Kosova llogaritet ta ketë gjendjen edhe më mirë se sa Rumania me vetëm 0.1 infeksione për 1 mijë banorë, krahasuar me Rumaninë e cila ka 1.1 infeksione për 1 mijë banorë. Megjithatë, të dy këto shtete e kanë gjendjen shumë më mirë se të gjitha vendet e Europës, duke përfshirë këtu edhe vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian, të cilat kanë shkallë shumë të lartë të vaksinimit të popullsisë.
Varianti i ri i virusit, Omicron, ka bërë që shumë shtete të ashpërsojnë masat.
Gjermania tani ka një shkallë të infektimit 9.4 infeksione në 1 mijë persona, ndërsa Andora me rrezikun më të lartë në Europë, me 30.6 infeksione në 1 mijë persona, e ndjekur nga Sllovakia e Belgjika, me 22.7, përkatësisht 20.8 infeksione në 1 mijë persona.
Kosova tani është në situatë stabile, dhe pa rrezik të lartë, pavarësisht variantit të ri.
Nuk ka ndonjë studim pse kjo situatë, kur kihet parasysh fakti, se varianti i parafundit, ai Delta, kishte rënduar jashtëzakonisht shumë gjendjen në Kosovë, duke shkaktuar numër të madh të rasteve e pastaj edhe të vdekjeve.