772 mijë e 537 qytetarë në Kosovë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë 1.644.733 doza të vaksinës antiCOVID-19.
Tashmë në Kosovë ka filluar të jepet edhe doza përforcuese dhe doza e tretë antiCOVID-19.
Covid-19 vazhdon të jetë prezentë, për çka institucionet shëndetësore bëjnë thirrje tek qytetarët që të vaksinohen.
Aktualisht në vend janë 323 raste aktive me koronavirus.
Ndërsa në raportin e fundit IKShPK njoftoi për tetë raste të reja antiCOVID-19.
Kurse, për të parandaluar përhapjen e virusit korona, institucionet e vendit kanë vendosur masat antiCOIVD-19.
Me 6 dhjetor hyrën në fuqi masat e reja antiCOVID-19.
Kujtojmë që në pjesën e dytë të muajit gusht u vendosen masat antiCOVID-19 meqë kishte filluar të përhapej me shpejtësi varianti Delta i cili mori jetën edhe shumë qytetarëve.
Në kuadër të masave, të gjithë personat mbi 12-vjeç duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy dozat për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë. Me ç’rast nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë.
Mbajtja e maskës vazhdojnë të jetë e detyrueshme. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00.
Orari i gastronomisë vazhdon të jetë i njëjti. Këtij sektori i lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërsa muzika i ndalohet pas orës 21:30. Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar.