Si u votua për Ushtrinë e Kosovës tre vjet më parë

Aktuale

Si u votua për Ushtrinë e Kosovës tre vjet më parë

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Sot tre vjet më parë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit morën një vendim e vlefshme sa shpallja e pavarësisë së Kosovës.

E premtja e 14 dhjetorit e vitit 2018-ës shënon edhe ditën kur Kosova u bë me Ushtri.

107 deputetët unanimisht i votuan tri Projektligjet për mandatin e ri të FSK-së, themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe atij për shërbimin në Ushtrinë e Kosovës.

Bazuar në ligj Ushtria e Kosovës i ka 5 mijë ushtarë aktiv dhe 3 mijë rezervë.

Bashkangjitur e gjeni kronikë e gazetarit Besnik Tahiri, që tregon se si u votua për Ushtrinë e Kosovës tre vjet më parë:
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat