Ministri hungarez falënderon bashkëkombësit e tij në KFOR që po ndihmojnë në mbajtjen e sigurisë për Krishtlindje

Aktuale

Ministri hungarez falënderon bashkëkombësit e tij në KFOR që po ndihmojnë në mbajtjen e sigurisë për Krishtlindje

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 08:51
Ministri i Mbrojtjes Tibor Benko

Ministri i Mbrojtjes Tibor Benko ka vizituar trupat hungareze që po shërbejnë në Kosovë së bashku me Romulusz Ruszin-Szendi, komandant i Forcave të Armatosura hungareze dhe ambasadorin hungarez në Kosovë, Jozsef Bencze.

Benko iu tha paqeruajtësve se detyra e tyre ishte sfiduese dhe përfshinte rreziqe.

“Derisa Krishtlindjet po afrohen, ushtarët e kanë të vështirë të kalojnë festën larg njerëzve të tyre të dashur”.

Ushtarët janë të stacionuar në dy kampe në Kosovë dhe përbëjnë kontingjentin më të madh të KFOR-it.

Benko ka theksuar rëndësinë për Hungarinë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Në temën e vaksinimit kundër koronavirusit, Benko tha se 96 përqind e Forcave të Armatosura Hungareze janë të vaksinuar.

Duke përmendur situatën që u tensionua në veri gjatë shtatorit, ministri u tha gazetarëve se paqja në Ballkan ishte ende e brishtë.

Ai gjithashtu tha se Ballkani Perëndimor është një rrugë kryesore për migrimin e paligjshëm.

Ndërkaq, Ruszin-Szendi vuri në dukje se ushtarët hungarezë kanë shërbyer jashtë vendit për dekada, por se misioni aktual në Kosovë ishte veçanërisht i rëndësishëm, duke shtuar se ishte hera e parë që një komandant hungarez, Ferenc Kajari, po kryeson misionin e KFOR-it.

Ai tha se aleatët e KFOR-it, vendasit dhe e gjithë bota tani janë dëshmitarë e punës së Forcave të Armatosura Hungareze dhe ai u bëri thirrje ushtarëve që të sigurojnë që Hungaria të mbetet një forcë e fuqishme në rajon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat