Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni në tre vjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës ka thënë se kjo ushtri po mbështetet nga Qeveria Kurti për rritjen e kapaciteteve më shumë se asnjëherë më parë.
Ajo ka theksuar se 14 dhjetori i vitit 2008 ishte historike, e që tash çdo 14 dhjetor është krenari.
“Sot tre vjet më parë, 106 deputetë të Kuvendit të Kosovës votuan për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
Sot, kjo ushtri e krenarisë po mbështetet nga Qeveria Kurti për rritjen e kapaciteteve të saj, më shumë se asnjëherë më parë. 14 dhjetori i vitit 2018, ishte thjeshtë historike. Çdo 14 dhjetor sot, është krenari”, ka shkruar deputetja Kryeziu-Hyseni në “facebook”.