Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi kësaj radhe ka shkruar për Partinë Demokratike të Shqipërisë, ku thotë se selia e saj është bërë kullë baroti.
Lajçi në një postim në facebook, shkruan se, për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.
Ai thotë se, Lulin e përkundi me dekata Saliu, andaj del i gërtitshëm kur thotë se po i vjen keq për Saliun, se si i përfundoi karriera e tij në pleqni.
Ai shkruan se, Berisha mbetet djep atdhetarizmi edhe pse Amerika nuk ia falë gabimet askujt.
Positmi i plotë:
Selia e PD-së asht ba kullë baroti!
S'ka gja ma t'shemtueme se kur bukuria mashkullore kthehet n'iritim (gërdi, siç thotë nji fjalë!)
Sa do që duket i hieshëm ky Luli, t'cilin e përkundi me dekada ky Salihu, aq ma i gërditshëm del kur flet, kinse po i vjen keq për Salihun, se si përfundoi karriera e tij n'pleqni.
Jo, n'sytë e tij lexohet kënaqësia e smira për liderin e vet. Asht vjerrë n'lopatat e mullinit të erës ky Luli, e s'asht tue ditë se era e madhe ka me hudhë përtej Dajtit.
Salihu, me t'gjitha gabimet, mbetët djep atdhetarizmi, edhe pse Amerika s'ia falë gabimet kurkujt!
Nuk po i shkruhet mirë Shqipnisë n'shpatullën e Soko Tonës. Selia e PD-së asht ba kullë baroti!
S'besoj ta ketë xhamadanin e arit, si Oso Kuka, ky Lul Begu për me i pritë cubat n'kulm t'pullazit!
Por as Sali Pasha s'besoj t'jetë verbua sa me kallë çergën e vet!