​Abdixhiku pret në takim delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë

Aktuale

​Abdixhiku pret në takim delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 13:18
Foto nga takimi

Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla janë pritur në takim edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Ku edhe në këtë takim mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Ndërkohë që delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë në vizitën në Kosovë është pritur në takim nga kryekuvendari, Glauk Konjufca.

Më pas edhe nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj si dhe nga zyra e kryeministrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat