​Haradinaj: Përhapi gjithandej mesazhin e lirisë, me vendosmëri, guxim, trimëri e vizion

Aktuale

​Haradinaj: Përhapi gjithandej mesazhin e lirisë, me vendosmëri, guxim, trimëri e vizion

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 14:35
Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në 23-vjertorin e rënies ka përkujtuar Mujë Krasniqin dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij.

Haradinaj thotë se Mujë Krasniqi përhapi gjithandej mesazhin e lirisë, me vendosmëri, guxim, trimëri e vizion.

“Komandant Mujë Krasniqi, përhapi gjithandej mesazhin e lirisë, me vendosmëri, guxim, trimëri e vizion. Njëzetetre vjet më parë, Muja me dyzet bashkëluftëtarë, ranë te kufiri që sot nuk ekziston më.

Heroizmi i tyre mbetet gjithmonë udhërrëfyes për ne. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat