Kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, i është kundërpërgjigjur deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.
Haradinaj dje tha që ministrat e tij duhet të shkojnë “të mërdhihen në shatorr” te punëtorët e KEK-ut.
Kurti i tha Haradinajt që t’ia kthejë Kosovës 200 hektarë tokë të cilat ky i fundit i ka blerë përmes procesit të privatizimit, me çmim 3.5 euro për ari, të cilat i kushtuan vetëm 70 mijë euro.
“Deputeti Haradinaj le t’i kthen në shtet 200 hektarë tokë dhe ne ia jepim 70 mijë euro”, tha ai.