Publicistja Kimete Berisha e konsideron si antikushtetues dhe diskriminues ligjin për paga të propozuar nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ndërsa në Kuvend po mbahet debat parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik, publicistja Berisha ka thënë se ky ligj është i hajnave dhe i turpit.
“Ligji për Paga i Ramushit është antikushtetues dhe diskriminues për shërbyesit civil.
Është Ligj politik, familjar, i pabarabartë!
Shërbyesit civil nuk i janë dukur politikës 'njerëz' normal dhe me interes politik, prandaj veç ata i kanë shkelur me këtë Ligj!
Ky Ligj është Ligj i hajnave dhe i turpit.
Prandaj duhet të hudhet në plehun e historisë së korrupcionit!”, shkruan Berisha në Facebook.
Berisha theksoi se përkrahja e sotme për qeverinë Kurti ka të bëj me interesin e saj personal.
“P.S. Përkrahja ime për qeverinë Kurti (sa i përket Ligjit për Pagat), po ndodh pa dashje, kundër dëshirës sime, përkrahja është e rastësishme, dhe s'ka lidhje me asnjë ngjarje tjetër...thjesht më prek n'xhep!!
Dhe duke e parë AAK-në milionere që me shekuj flet veç për pare...të kujtohen 20-të vitet tona të shkuara dëm:
Asnjë deputet të varfër (si ju) nuk po e shoh në Kuvend!”, përfundoi ajo.