Lekaj: Viti 2021 edhe mund të përfundojë pa shtrenjtim të rrymës

Aktuale

Lekaj: Viti 2021 edhe mund të përfundojë pa shtrenjtim të rrymës

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 18:19
Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se para pak minutash është ndërprerë energjia elektrike në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.

“Ka dhjetë minuta që është ndërprerë rryma gjatë punimeve të seancës”.

Ai ka përmendur se qeveria aktuale po bën deklarata me të cilat nuk ofrohet zgjidhje sa i përket situatës me rrymën.

“Kjo qeveri nuk është e aftë të përballet me asnjë krizë apo të parandalojë ndonjë krizë që mund të ndodhë”, është shprehur Lekaj.

“Është qeveri e dështuar dhe mashtruese”.

Ai ka theksuar se me punën e qeverisë, vendi duhet të kthehet në kohën e përdorimit të vajgurit për ndriçim.

Për Lekajn viti 2021 edhe mund të përfundojë pa shtrenjtim të rrymës, por që për të situata do të ndryshojë pas vitit të ri.

“Tarifa mund të ndërrojë në prill të 2022-ës. Kjo do t’i prek qytetarët tanë kur dihet që Bruto Produkti është mjaft i ulët – dy mijë e 600 dollarë për kokë banori që është me e ulëta në rajon”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat