Debati i ashpër në Kuvendin e Kosovës për privatizimin më lirë se fal të tokave nga kasta e komandantëve, e në këtë rast nga familja Haradinaj, është përcjellë edhe nga familjet fisnike shqiptare.
Një reagim i shpejtë dhe me informacione goditëse për Haradinajn, vijnë nga familja Imeri, e cila e ka të vrarë anëtarin e saj, Haki Imerin, menjëherë pas luftës, vetëm pse ishte një zyrtar dhe mbështetës i fuqishëm i Rugovës në Drenicë.
Sipas këtyre informacioneve, as që bëhet fjalë për tokë të babës dhe as për 200 hektarë, por për rrafsh 1.200 hektarë!
Lexojeni reagimin e familjes Imeri:
Zoti Ramush Haradinaj duhet të na thotë të vërtetën rreth tokës (Lajthisë)?
- A janë 200 hektar apo 1200 hektarë?
- dhe a janë vetëm të babës tënd ato mijëra hektarë apo është toka e gjithë Gllogjanit?
-A gënjen Ramush Haradinaj për qejf a për lekë?