Ish kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar krizën energjetike dhe mungesën e ngrohjes nga Termokosi.
Ahmeti ka thënë se Këshillat e qeverisë për kursim të rrymës nuk kanë efekt në një vend me 1.7 milion banorë pa vetëdije kolektive për kursim.
Andaj, doli me një propozim që qeveria t`ia paguaj rrymën çdo familjeje që zbret faturën në 30% krahasuar me vitin e kaluat.
Postimi i plotë:
1. Termokosi e paska ndal ngrohjen ia sepse nuk furnizohet me rrymë - koogjenerim nga KEK. Gabim - ngrohja duhet të jetë prioritet. Termokosi 25 mË energji elektrike o kthen në 140 mË termike. Edhe ka ngrohje edhe kursehet rrymë.
2. Këshillat e qeverisë për kursim të rrymës nuk kanë efekt në një vend me 1.7 milion banorë pa vetëdije kolektive për kursim. Kjo edhe dëshmohet nga Teoria e Lojës në Ekonomi. Fakti që çdo njeri mendon se kojshia nuk po kursen e humb motivin për me kursy vetë. Si aktivizmi ekologjik ku sado që disa aktivistë angazhohen për lumenjtë kemi shumë herë më shumë keqpërdorues. Atëherë ska as motiv për tu angazhuar.
3. Propozim - politikë më e mirë do ishte kjo - çdo ekonomi familjare që dëshmon se e ka ulur faturën për 30 përqind krahasuar me vitin e kaluar (mesatarja e dhjetorit, janarit, shkurtit dhe marsit) shteti të ja paguaj faturën e rrymës (Deri në vlerë 100 euro). Atëherë motivi është financiar dhe targeton ata që janë në gjendje më të rëndë ekonomiko sociale me pagesë të faturës së rrymës. Ndërsa do duhej shtrenjtuar konsumin mbi një nivel të caktuar të shpenzimit.