Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se sot Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të suksesshëm.
Ai në një postim në Fcebook ka shkruar se sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.
“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.
Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë”, shkroi Sveçla në Facebook.
Ai tha se pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente.