Sot “Termokos” ka ndërprerë furnizimin me ngrohje në kryeqytet.
Për këtë ka pasur reagim të shumta, madje ka reaguar edhe vet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ai ka thënë se për këtë, kjo ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut.
Postimi në Facebook:
Të dashur qytetarë të Prishtinës,
Me shqetësim kam marrë informatën për ndërprerjen e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë qasje në ngrohjen termike të Termokosit. Jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet për situatën e krijuar.
Ndërprerja e ngrohjes qendrore në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e avarive në njësinë B1 të KEK-ut. Kam marrë siguri se kjo çështje do të rregullohet deri nesër.
Duke ju kërkuar mirëkuptim, ju siguroj se Komuna e Prishtinës po e trajton këtë çështje me seriozitet dhe do të ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm që varen nga ne.