Gjatë ditës së sotme Termokos ka bërë të ditur që do të ndalohen ngrohjet për një kohë.
Kjo për arsyje se e ka të pamundur për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.
E në lidhje me këtë kanë filluar reagimet menjëhere.
Është deputeti nga radhët LVV-së, Mefail Bajqinovci, i cili kërkon të merren masat ndaj sabotuesve në KEK, përcjell “Bota sot”.
Sipas tij duhet spastrim i pamëshirshëm.
Postimi i plotë
Duhet të merren masa ndaj sabotuesve në KEK.
Duhet spastrim i pamëshirshëm dhe i menjëhershëm.