Avokati Arianit Koci ka treguar bisedën e një gjykatëse me një grua në proces të shkurorëzimit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se gjuha seksiste është vetëm njëri prej problemeve në gjykata, përcjell Bota sot.
Koci ka shkruar se problemi kryesor është mentaliteti primitiv, i cili është sistemuar si normë dhe pjesë e këtij mentaliteti janë edhe gratë, në këtë rast gjykatësja.
Postimi i tij i plotë:
“A të ka rrehë burri.”
“Jo.”
“A të ka tradhtu?”
“Nuk besoj, ama dhunë psiqike kam vazhdimisht. Po du m’u tranu.”
“Hajde bre, mos e lodhni gjykatën.
Mbledhi pondlat, e ktheu te burri.” - është biseda e gjykatëse, me një zonjë në proces të shkurorëzimit.
Siç po e shihni, gjuha seksiste është vetëm njëri prej problemeve në gjykata - dhe atë, jo më i vogli.
Problemi kryesor është mentaliteti primitiv, i cili është sistemu si normë. Si rregull.
Fatkeqësisht, edhe gratë (në këtë rast gjykatësja), janë pjesë e këtij mentaliteti.