Mulliqi: Në Kumanovë kishte një skenar tradhtie ndaj...

Aktuale

Mulliqi: Në Kumanovë kishte një skenar tradhtie ndaj...

Nga: A.SH Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 14:55
“Grupi i Kumanovës”

Analisti Skënder Mulliqi ka shprehur pakënaqësinë rreth diskutimit të rastit ‘Kumanova’.

Ai ka kritikuar gazetarin Vehbi Kajtazin i cili në medie ka deklaruar se grupi i Kumanovës, është bandë kriminale.

Mullqi i kundërpërgjigjet duke i thënë se grupi i Kumanovës nuk ka për të vrarë policë shqiptarë

“Në Kumanovë kishte një skenar tradhtie ndaj luftëtarëve të lirisë të cilët disa prej tyre u zunë peng, ku edhe u vranë nga policia shoviniste maqedonase, jashtë çdo rregulle të luftës për pengje”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Nuk është njejtë më qenë i menqur, sikur me u shitë për të menqur në këtë botë. Po shohim në debatet tona televizive fytyra të njejta thua se janë parapaguar për të qenë vetëm ata aty, e nga të cilët po dëgjojmë më shumë retorikë fjalësh, e pak gjëra të vlefshme. Po i shohim se po iu ikin temave qenësore për jetën e qytetarëve dhe për shtetin e Kosovës, duke u marr me pallavra, kush çka i tha kujt dhe a pati të drejtë, apo nuk pati! Sikur i mësuan edhe shikuesit për të dëgjuar dhe pa përralla të tilla që as për fëmijë për t’i vënë në gjumë nuk janë. Tash, dua të dal te tema për çka edhe i shkrova këto fjali. Nëse këta analistë politikë janë në studio për të na shitur mend, duhet të kenë pak nder dhe moral për mos t’i fyer të tjerët. Dihet se fjalët më të rënda për njeriun janë kur e shanë me familje, por mua më duket se ka edhe diçka më rëndë, kur e vë dikënd pa argumente në taborrin e tradhëtive kombëtare, ose kur e klasifikon atë po ashtu pa argumente se është kriminelë! Vehbi Kajtazi i cili aqik po na paraqitet si i ditur në debatet televizive, nuk e la pa u marrë me Grupin e Kumanovës të cilët luftuan në Maqedoni. Ai këtë grup pa fije turpi e quan “Bandë Kriminale”. Unë nuk dua të hy në detaje të deklarimit të tij, por dua të them se kemi të bëjmë me një gazetar, i cili është shumë kontravers në paraqitjet e tij. Grupi i Kumanovës nuk ka shkuar atje siç thotë Kajtazi për të vrarë policë shqiptarë. Ata nuk kanë faj që pushteti antishqiptarë i Nikolla Gruevskit me qëllim të caktuar, ka dëshiruar që me një të qëlluar të vret në njërën anë luftëtarët tanë të lirisë, kurse në anën tjetër, të vrasë edhe policët shqiptarë të cilët i ka dërguar në Kumanovë. Në Kumanovë kishte një skenar tradhtie ndaj luftëtarëve të lirisë të cilët disa prej tyre u zunë peng, ku edhe u vranë nga policia shoviniste maqedonase, jashtë çdo rregulle të luftës për pengje. A nuk i duket kjo gjë e dhimbshme Kajtazit, kur vëllezërit tanë vriten me duar të lidhura? A mos po i duket Kajtazit se shqiptarët në këtë repubike i kanë të drejtat dhe se tash duhet pajtuar me “dhuratat’ e shtetit sllavomaqodonas? Luftëtarët shqiptarë të Kumanovës pa marr parasysh se si kanë shkuar aty, kanë shkuar për t’i bërë me dije pushtetit shovenist të Gruevskit se shqiptarët dhe luftëtarët e lirisë janë gjallë, dhe nuk do të lejojnë që ky shtet artificial dhe i pa identitet t’i nëpërkëmbë saherë dëshiron të drejtat legjitime të shqiptarëve. Tradhëtia që i është bërë Grupit të Kumanovës, është diçka e pafalshme, kur dihet se ata janë dënuar shumica më burgim të përjetshëm, dhe aq më keq kur disa prej tyre u vranë si pengje të luftës pa gjyq. Ata kanë merituar përkrahje, nga të gjithë shqiptarët liridashës. Ata janë heronjë, Vehbi Kajtazi. Maqedonia Veriore duhet të kuptojë se pa të drejtat e shqiptarëve, nuk mund të ekziston si shtet …!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat