Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka shoqëruar sot presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Postimi në Facebook:
Me Presidentin Pendarovski sot në vizitën e parë zyrtare presidenciale në Republikën e Kosovës, ku i forcuam marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore ndërmjet dy vendeve.
Kishim takime jashtëzakonisht të suksesshme dhe biseda të frytshme me Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeparlamentarin, Glauk Konjufca dhe Kryeministrin, Albin Kurti”