Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas kritikave të fundit ndaj qeverisë Kurti.
Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook ka deklaruar se ' të kishte pasur shteti ynë rezerva veç sa kanë disa individ (ish pushtetarë e bashkëpuntorë të ish-pushtetarëve) pasuri ndryshe do të ishim sot' shkruan ajo.
Shkrimi i plotë:
20 vjet e kanë vjedh dhe e kanë mjelë këtë shtet e po lypin nga Qeveria Kurti për 9 muaj me e ngrit në këmbë.
Për mos me ardh në këtë ditë është dasht me punu me mish e me shpirt për këtë vend e jo me e vjedh e milionat e tyre me i mbajt offshore.
Të kishte pasur shteti ynë rezerva veç sa kanë disa individ (ish pushtetarë e bashkëpuntorë të ish-pushtetarëve) pasuri ndryshe do të ishim sot.
Ska rrymë, sepse e kanë shit dhe e kanë vjedh. Po të kishim punuar mirë e mbarë për 20 vjet sot Kosova do të ishte në gjendje të furnizonte shtetet e rajonit me rrymë e jo të mbetej vet pa të.
Ska rrymë, sepse ish pushtetarët dhe bashkëpunëtorët e tyre e kanë hangër deri në palcë këtë vend.