Haki Abazi ‘çuditet’ pse Prokuroria s’po i arreston kriminelët e veriut, edhe pas raportit të Departamentit të Thesarit të SHBA-ve

Aktuale

Haki Abazi ‘çuditet’ pse Prokuroria s’po i arreston kriminelët e veriut, edhe pas raportit të Departamentit të Thesarit të SHBA-ve

Nga: N. Sh. Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 17:13
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kritikuar Prokurorinë që nuk po arreston kriminelët serbë në veri edhe pas raportit të lëshuar nga Departamenti i Thesarit të SHBA-ve.

Abazi përmes një shkrimi në facebook, thotë se, Prokuroria i ka futur ‘veshët në lesh’ edhe për sabotimet e projekteve në Kosovë.

Deputeti Abazi shkruan se asnjë vemprim nuk po merret nga Prokuroria e Gjykatat për shpërthimin që kishte ndodhur në KEK, për keqpërdorime të puntorëve e shaktërrim të PTK-së, KEK-ut e Trepçës.

Reagimi i plotë:

Nuk ka prokurori që vepron, nuk merr masa vepruese edhe pas asaj lënde e raporti të lëshuar nga Departamenti i Thesarit të SHBA-ve, për kriminelët Serb në veri e që janë dorë e zgjatur e Vuçiçit, nuk më habit fakti që i ka futur “veshët në lesh” edhe për sabotimet e projekteve gjithëandej Kosovës.

Tetë vite pa përfundim rruga “Muharrem Fejza”, edhe sot nuk e dijmë epilogun e lëndës për shpërthimin në KEK, keqpërdorime të punëtorve në ndërmarrje publike dhe private dhe sabotim e shkatërrim të PTK, KEK, Trepçës dhe ndërrmarrjeve tjera me rëndësi vitale dhe asnjë veprim nga prokuroria dhe gjykatat tona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat