Shefi i Zyrës së BE-së mirëpret aksionin e policisë në Karaçevë

Aktuale

Shefi i Zyrës së BE-së mirëpret aksionin e policisë në Karaçevë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 18:26
Shefi i Zyrës së BE-së për Kosovën, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së BE-së për Kosovën, Tomas Szunyog, ka shkruar për aksionin e policisë në Karaçevë.

Ai ka thënë se angazhimi për sundimin e ligjit është vendimtar për perspektivën evropiane.

“Inkurajuese për të parë veprimet e policisë dhe prokurorisë për të luftuar krimin e organizuar në Karaçevë sot. Angazhimi për sundimin e ligjit është vendimtar për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe perspektivën evropiane”, ka shkruar Szunyog në një postim në Twitter.

Sot policia zhvilloi një aksion në Karaçevë, ku u rrënun disa objekte në të cilat zhvilloheshin lojëra të fatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat