Ministrja Rizvanolli: Sot ka qenë dita më e vështirë sa i përket energjisë

Aktuale

Ministrja Rizvanolli: Sot ka qenë dita më e vështirë sa i përket energjisë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 18:59
Ministrja e Ekonomisë, Artan Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artan Rizvanolli, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë ta kursejnë energjinë elektrike derisa vendi po përballet me krizë.

Ajo ka thënë se si ministri janë në komunikim të vazhdueshëm me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut e veçanërisht me atë të Shqipërisë për të kërkuar mbështetje.

“Aktualisht jemi duke prodhuar 400 megavat orë energji nga një mijë e 200 që është kërkesa ditore. Dita e sotme ka qenë më e vështira në këtë krizë energjetike deri më tani dhe shpresoj që të mbetet më e vështira”, është shprehur Rizvanolli.

“Fushata e informimit dhe këshillat për kursim kanë filluar të kenë efekt të dukshëm. Fushata ka pasë sukses dhe për këtë i falënderoj qytetarët për hapat e duhur për të minimizuar konsumin e energjisë dhe duke e zhvendosur nga dita në gjatë natës”.

“Inkurajoj të gjithë qytetarët, institucionet, ndërmarrjet publike që t’i ndërmarrin të gjitha masat për kursim të energjisë dhe ta zhvendosin konsumin nga dita në natë, veçanërisht pas mesnatës kur edhe çmimi i importit të energjisë është më i lirë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat