Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e sotme duke folur për krizën energjetike në vend, ka deklaruar se mbrëmë ka shkuar shumë vonë në shtëpi dhe se është ngrohur me batanije.
Ky deklarim i Kurtit ngjalli reagime në opinionin publik
E analisti Ilir Ibrahimi, ka deklaruar se tani nuk është koha që të flitet përeni batanijet.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është hapi i duhur subvencionimi i importit të energjisë elektrike.
"Leni batanijet po të fokusohemi në atë që është e rëndësishme.Kryeministri Kurti deklaroj se qeveria do tê subvencionojë importin e energjisë elektrike.Ky është hapi i duhur sepse nuk ka shumë alternativa tjera.Qeveria duhet të veproj dhe jo vetëm të konstatoj.Subvencionimin sot apo rritjen e çmimit nesër e paguajnë qytetarët.Çdo kritikë përtej kësaj, është vetëm për likes në Tik Tok.Duhen marrë edhe shumë vendime tjera dhe uroj që kjo qasje të mos jetë vetëm e momentit.Prioriteti kryesor është të mos mbetemi në terr e të merdhihemi në acar.Tjerat janë tema diskutimi për facebook".