Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja e ka quajtur pro serbo-rus Xhemajl Hasanin e Nisma-s pasi ky i fundit kishte thënë se do të kthehen në qeveri.
Ramabaja përmes një statusi ka thënë se deklaratat e Hasanit si akt politik të ngjasojnë me mercenarët klasik.
“Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Xhemajl Hasani, ish këshilltar i zv. km të establishmentit të vjetër, FL, ka paralajmruar “kthimin” në qeveri në pranverën që vjen.
“Me pranverë kysmet koftë po kthehna në qeveri”.
Koment: Kur jeton e vepron duke ushqyer veten e rrethin me shpresat që të ofron lufta hibride serbo-ruse kundër Republikës dhe, kur asaj (luftës hibride), i bashkohesh pa vetëdije politike, e vetkuptueshme, deklaratat si akt politik të njësojnë me mercenarët klasik”, ka shkruar Ramabaja.
Ndonëse, Hasani i NISMA-s me anë të postimit të tij kishte ironizuar me qeverinë aktuale pasi muajin e fundit ka pasur ankesa nga të gjitha bizneset e sindikatat.
“Me pranver kysmet kofte po kthehna ne qeveri. E di qe keni me na lodh me kerkesa po sogajle na per qata po kthehemi aty”, kishte shkruar Hasani.