Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojnë të enjten para objketit të Qeverisë.
Protesta do të mbahet nga ora 11:30, me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.
“Gjithashtu paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur”, thuhet në njoftimin nga Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë.
Sinidkata thotë se punëtorët momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e Pandemisë Covid-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre.