Kritikat për krizën energjetike, Tomë Gashi i del në mbrojtje kryeministrit Kurti

Aktuale

Kritikat për krizën energjetike, Tomë Gashi i del në mbrojtje kryeministrit Kurti

Nga: A.M. Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 10:56
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi i ka dal në mbrojtje kryeministrit Kurti, pas kritikave për krizën energjetike në vend.

Gashi përmes një postimi në Facebook rikujtoi kohën kur pushtetet e kaluara e privatizuan rrjetin energjetik.

Ai përmendi edhe kompaninë blerëse dhe porosinë që Kurti vite më parë ia tha ‘dostave’ të presidentit turk, Erdogan.

“Nëse keni harru, këta që ishin në pushtet para Albinit e kanë shit krejt rrjetin energjetik të Kosovës për 26 milionë euro.

Përveç rrjetit energjetik në atë çmim janë shit edhe të gjitha asetet, ndërtesat dhe e gjithë infrastruktura, që vlejnë më shumë se 1 miliard euro. Thuhet se blerës është kompania e dhëndrrit të Erdoganit. E dini kush e ka pas dost Erdoganin”, deklaroi Gashi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Shitet 26 milonë euro pasuria strategjike e Kosovës.

Nëse keni harru, këta që ishin në pushtet para Albinit e kanë shit krejt rrjetin energjetik të Kosovës për 26 milionë euro.

Përveç rrjetit energjetik në atë çmim janë shit edhe të gjitha asetet, ndërtesat dhe e gjithë infrastruktura që vlejnë më shumë se 1 miliard euro.

Thuhet se blerës është kompania e dhëndrrit të Erdoganit.

E dini kush e ka pas dost Erdoganin.

E mbani mend porosinë e Albinit në atë kohë, që ma mirë do të ishte për Kosovën me ble rrjetin energjetik këta dostat e Erdoganit në Kosovë se ata me vëllazni i kanë ba shumë më shumë se 26 milionë euro.

Gjatë kanë qenë në pushtet do do, e shume dëme i kanë ba Kosovës.

Albini ka faj

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat