(E plotësuar 11:30) - Mallrat e Kosovës janë bllokuar nga Serbia në pikat kufitare në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë.
Burimet bëjnë të ditur se eksportuesit kosovarë që po i dërgonin mallrat e tyre në Gjermani dhe Zvicër nuk janë lënë të kalojnë as tranzit.
I kontaktuar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, tha se akoma nuk është i njoftuar me këtë zhvillim.
Klan ka kontaktuar edhe me Qeverinë e Kosovës po ende nuk ka ndonjë përgjigje lidhur me rastin.
***
Mallrat e Kosovës janë bllokuar nga Serbia.
Kjo ka ndodhur në pikat kufitare në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë.
Burimet bëjnë të ditur se eksportuesit kosovarë që po i dërgonin mallrat e tyre në Gjermani dhe Zvicër nuk janë lënë të kalojnë as tranzit.
Do të ju sjell më shumë informacione lidhur me këtë ngjarje.