Ferdonije Qerkezi nga Gjakova, është një ndër personat më të goditur nga lufta në Kosovë.
Asaj, më 27 mars të vitit 1999 forcat serbe i hynë me dhunë në shtëpinë dhe i morën burrin e katër djemtë e saj, për të mos i parë më kurrë të gjallë.
Në një postim në Facebook nëna Ferdonije ka përkujtuar 16 vjetorin e gjetjes e trupave të dy djemve të saj, Artanit dhe Edmondit. Ata janë gjetur në vitin 2005 në lokacione të ndryshme në Kosovë.
Nëna Ferdonije thotë se që 16 vite e di se ku po i pushojnë djemtë e saj.
Ndërsa, shpreson që të gjenden edhe trupat e dy djemve të tjerë të saj, Armendit, Ardianit si dhe bashkëshortit, Halimit.
Postimi i plotë: