“Vetëm Vjosa Osmani e Albin Kurti mund t’i shpëtojnë Grupin e Kumanovës”

Aktuale

“Vetëm Vjosa Osmani e Albin Kurti mund t’i shpëtojnë Grupin e Kumanovës”

Nga: A.SH Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 14:22
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Profesori Sulejman Mehazi në një shkrim në Facebook, ka thënë se vetëm Vjosa Osmani e Albin Kurti mund t'i shpëtojnë nga burgu famëkeq i Idrizovës.

Sipas tij, takimi kyç i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe presidentit të RMV-së, Stevo Pendarovskit në Prishtinë ka qenë Grupi i Kumanovës.

Postimi në Facebook:

Grupi i Kumanovës duhet t'i përkulen gruas së hekurt, Vjosa Osmanit

Grupi e Kumanovës duhet ta ketë të qartë se vetëm Vjosa Osmani e Albin Kurti mund t'i shpëtojnë nga burgu famëkeq i Idrizovës, pikërisht, takimi kyç i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe presidentit të RMV-së, Stevo Pendarovskit në Prishtinë ka qenë Grupi i Kumanovës.

Grupit të Kumanivës s'i ka mbetur tjetër përveç që të bëhen mirenjohës ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

S. M.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat