Kurti i shkruan letër Edi Ramës, i tregon se nga Joe Biden kërkuan arrestimin e Aleksandër Vuçiq

Aktuale

Kurti i shkruan letër Edi Ramës, i tregon se nga Joe Biden kërkuan arrestimin e Aleksandër Vuçiq

Nga: N. Sh. Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 14:28
Aleksander Vuçiq dhe Edi Rama

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, i ka shkruar letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Në këtë letër, Kurti kërkon nga Rama që të heq dorë nga projekti proserb “Ballkani i Hapur”, që është në dëm të Kosovës.

Në letër Kurti shkruan se, me këtë projekt jetësohet ëndërra e Serbisë për të dal në detin Adriatik.

Ai i drejtohet Ramës se me këtë po shkel mbi gjakun e mijëra civilës shqiptarë që u masakruan nga makineria ushtarake, policore dhe paramilitare serbe.

Kurti tutje shkruan se, së bashku me Nokola Sanduloviç, kryetari i Republikanëve të Serbisë i shkruan letër presidentit amerikan Joe Biden ku i kërkuan të dërgojë mikun e Ramës, Aleksandër Vuçiqin para gjykatës në Hagë për krime kundër njerëzimit.

Letra e plotë:

Letër Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama

Prishtinë, 16 Dhjetor 2021 

HIQNI DORË NGA "BALLKANI I HAPUR".

Zoti kryeministër Rama,

Partia Republikanët Kosovës dhe unë kryetari i saj Faton Kurti, kërkojmë nga ju që urgjentisht të hiqni dorë nga projekti pro-serb në dëm të Kosovës dhe të tërë Shqiptarëve të ashtuquajturin “Ballkani i Hapur”.

Me zbatimin e këtij projekti të vjetër të ekspansionit serb në Ballkan dhe ëndrrën e vjetër të Serbisë për të dalë në Adriatik, ju po shkelni mbi gjakun e mijëra civilëve shqiptarë, fëmijë, gra, pleq dhe burra të cilët u masakruan nga makineria ushtarake, policore dhe paramilitare serbe. Ata u motivuan dhe u nxitën nga ish shefi i propagandës të kasapit Millosheviq i cili është sot presidenti i Serbisë, miku juaj Aleksandër Vuçiq.

E ndërkohë që ju ngrini dolli në mes të Beogradit me të, ky kriminel në të njëjtën kohë na kërcënoi me luftë duke i dërguar tanket dhe aeroplanet në kufi me Kosovën.

Veprimet tuaja nuk janë vetëm anti -Kombëtare por edhe anti -Kushtetuese pasi qeveria e Shqipërisë obligohet të mbrojë dhe të mbështesë shqiptarët e të gjitha trojeve tona dhe kudo në botë.

SHQIPËRIA është shteti AMË i të gjithë Shqiptarëve kudo ku ndodhen e për këtë arsye ju nuk e keni të drejtën të vendosni mbi kokat e shqiptarëve duke e bërë argatin e Serbisë.

Edhe njëherë ju bëjmë thirrje, tërhiquni nga ky plan djallëzor sepse ju jeni sot kryeministër i Shqipërisë dhe nesër nuk do të jeni më, por dëmet do ti paguajnë të gjithë shqiptarët dhe gjeneratat që vijnë.

Nëse ju zotëri, dëshironi të mësoni se si mund të duket një e ardhme miqësore me Serbinë ejani në Kosovë për disa ditë dhe do t’ju këshilloj falas.

Që këto nuk janë veç fjalë,  ju e dini fare mirë që ne Republikanët e Kosovës e sollëm kryetarin e partisë Republikane të Serbisë në mes të Tiranës i cili kërkoi falje dhe e pranoi sovranitetine Kosovës para Mediave shqiptare.

Para disa muajsh unë dhe Nikola Sanduloviç, kryetari i Republikanëve të Serbisë i shkruam letër presidentit amerikan Joe Biden ku i kërkuam të dërgojë mikun tuaj Vuçiq para gjykatës në Hagë për krime kundër njerëzimit.

Po, me politikanë si Nikola Sanduloviç mund dhe do të kemi një marrëveshje të përhershme të paqes mes serbëve dhe shqiptarëve- por kurrsesi me një regjim antishqiptar si ky i Vuçiqit.

Pres të reflektoni dhe të hiqni dorë nga ky projekt që dëmton shqiptarët.

Ju sugjeroj të merreni me problemet e shqiptarëve të Shqipërisë sepse nëse vazhdoni të luani rrolin e ‘liderit botëror” dhe në anën tjetër vendin që e qeverisni jeni duke e dërguar drejt humnerës, ky popull një ditë do t’ju dënojë.

Faton Kurti

Kryetar i Republikanëve të Kosovës, REK

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat