Asnjë i vdekur nga Covid në Kosovë, kaq raste të reja u shënuan

Aktuale

Asnjë i vdekur nga Covid në Kosovë, kaq raste të reja u shënuan

Nga: G.B Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 14:58
Ilustrim

16 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.004 doza të vaksinës.

Deri më sot 775.162 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.895 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.933. Në total numri i rasteve aktive është 314.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat