Mësohet shuma, ja sa do të përfitojë Kosova nga marrëveshja për të burgosurit me Danimarkën

Aktuale

Mësohet shuma, ja sa do të përfitojë Kosova nga marrëveshja për të burgosurit me Danimarkën

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 15:10
Ilustrim

Kosova dhe Danimarka në parim kanë arritur marrëveshje për dhënien me qera të 300 qelive për të burgosurit.

Nga Ministria e Drejtësisë ka treguar se si kompensim i kësaj, Kosova do të përfitojë 210 milionë euro, të cilat do të dedikohen edhe në investime kapitale e në veçanti për energjinë e ripërtrishme..

“Ministria e Drejtësisë zotohet për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar, të cilët do të sjellën nga Mbretëria e Danimarkës. Të dënuarit të cilët do të tranferohen në këtë institucion nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë. Si kompensim për këtë, Republika e Kosovës përfiton 210 milionë euro, të cilat do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtrishme. Nga ky kompensim do të përfitojnë në masë të madhe edhe institucionet e drejtësisë, po ashtu edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, ndaj të cilit do të ndikojë në ngritjen e cilësisë dhe infrastrukturës së përgjithshme të këtij shërbimi. Theksojmë që institucionet daneze i kanë vlerësuar pozitivisht trajtimin e të dënuarve në Kosovë dhe kapacitetet tona në këtë drejtim. Kjo është mundësi drejt një bashkëpunimi të afërt mes dy shteteve tona, duke thelluar partneritetin strategjik mes nesh”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Tutje në komunikatë thuhet se “Nënshkrimi i letër-qëllimit, shprehja e vullnetit, mes të dy palëve, do të arrihet ditën e hënë, gjegjësisht, më 20 dhjetor të këtij viti pas vizitës së ministrave danez në Republikën e Kosovës. Marrëveshja parashihet të gjejë zbatim të plotë në periudhë dhjetë vjeçare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat