Zëvendësministri tregon se cilën qendër korrektuese në Kosovë do ta shfrytëzojë Danimarka

Aktuale

Zëvendësministri tregon se cilën qendër korrektuese në Kosovë do ta shfrytëzojë Danimarka

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar përmes një postimi në facebook se Danimarka do ta shfrytëzojë qendrën korrektuese të Gjilanit për mbajtjen e 300 personave të dënuar që do të transferohen në Kosovë.

Sallahu thotë se Mbretëria e Danimarkës ka vlerësuar nivelin e lartë të sigurisë dhe infrastrukturën e burgjeve të Kosovës, prandaj, ka përzgjedhur Kosovën si palë e denjë nënshkruese.

Postimi i tij i plotë:

Mbretëria e Danimarkës ka vlerësuar nivelin e lartë të sigurisë dhe infrastrukturën e burgjeve të Kosovës, prandaj, ka përzgjedhur Kosovën si palë e denjë nënshkruese të kësaj marrëveshje.

Me këtë marrëveshje Mbretëria e Danimarkës do ta shfrytëzojë qendren korrektuese të Gjilanit për mbajtjen e 300 personave të dënuar që do të transferohen nga qendrat korrektuese të Mbretërisë së Danimarkës.Nga kjo marrëveshje ndërkombëtare Kosova për 10 vite përifton 60 milion euro investime në energji të ripërtritshme dhe 150 milion euro për nevojat tjera që ka Republika e Kosovës.

Kur ke Qeveri që lufton krimin dhe korrupsionin investimet nuk mungojnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat