Kurti: Jemi duke bashkëpunuar me Shqipërinë sa i përket nevojave të energjisë

Aktuale

Kurti: Jemi duke bashkëpunuar me Shqipërinë sa i përket nevojave të energjisë

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 16:29
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka folur për media gjatë vizitës në termocentralin “Kosova B”, duke thënë se po bashkëpunojnë me Shqipërinë sa i përket nevojave për energji elektrike.

“Ne tash jemi në bllokun rregullativ me Shqipërinë pasi kemi arritur pavarësinë energjetike, dhe me Republikën e Shqipërisë më së shumti jemi në komunikim dhe bashkëpunim sa i përket nevojave të Kosovës për energji”, tha Kurti.

Për këtë bashkëpunim foli edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se po zhvillojnë bisedime me homologët shqiptarë për ndihmesë.

“Ne i kemi filluar bisedimet në të gjitha nivelet, dhe këto bisedime janë intensifikuar javët e fundit kur gjendja me energji është përkeqësuar”, tha ministrja Rizvanolli.

“Tani këto ditë janë duke i parë mundësitë, mezi janë duke i mbuluar kërkesën e vet, dhe kemi premtime që në momentin që është e mundur, sado pak të na ndihmojnë në këtë krizë, ndërsa ne pastaj e shkëmbejmë në një kohë kur ata kanë nevojë, e ne kemi teprica”, u shpreh tutje Rizvanolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat