Kryeministri Albin Kurti sot ka vizituar KEK-un për ta parë nga afër kthimin e njërit bllok të Kosova B.
Kurti ka biseduar me punëtorët të cilët po punojnë në riparimin e prishjeve që kanë ndodhur si pasojë e ngarkesës me energji elektrike dhe vjetërsisë së termoelektranave Kosova A dhe Kosova B.
Gjatë vizitës së tij, Kurti u përshëndet me punëtorët e KEK-ut, të cilët edhe i falenderoi për punën që po e bëjnë për furnizim më energji elektrike.
E njëri nga punëtorët atje ia ofroi kryeministrit bërrylin për ta përshëndetur pasi duar i kishte të papastra nga puna.
Megjithatë, kryeministri insistoi që ta përshëndet më pëllëmbë të dorës.