“Batanija, joystick-u”: Ministrja thotë se thirrjet për kursim të rrymës kanë pasur efekt

Aktuale

“Batanija, joystick-u”: Ministrja thotë se thirrjet për kursim të rrymës kanë pasur efekt

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 20:52
Albin Kurti dhe Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është deklaruar për thirrjet e Qeverisë për kursim të energjisë elektrike në periudhë krize dhe efektshmërinë e tyre.

Sipas Rizvanollit, siç thotë edhe ajo në ‘Twitter’, thirrjet e Qeverisë kanë qenë të efektshme.

Ministrja një gjë të tillë e argumenton nëpërmjet një statistike të KOSTT-it.

“Sipas KOSTT, menjëherë parmbrëmë kulmi (peak) i konsumit (1.3 GW), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00”, thuhet në postimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat