Sali Berisha thërret protestë ditën që në Tiranë mbërrin Aleksandër Vuçiç

Aktuale

Sali Berisha thërret protestë ditën që në Tiranë mbërrin Aleksandër Vuçiç

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 21:48
Sali Berisha

Sali Berisha ka thirrur më datë 20 dhjetor protestën e parë kombëtare, siç thotë ai.

“Më datë 20 kombi është në protestë. Merr fund skenari antishqiptar i Ballkanit të Hapur. Dy qëllime kryesore, kundër ballkanit të hapur, së dyti kundër vjedhjes kombëtare”, tha Berisha në Opinion.

Protesta do të mbahet dy ditë pas kuvendit të thirrur në PD nga Lulzim Basha dhe në të njëjtën ditë kur në Tiranë mbërrin Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në kuadër të takimit të radhës për Ballkanin e Hapur.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat