Klinaku zbulon çka u kishte thënë Veseli për themelimin e Speciales

Aktuale

Klinaku zbulon çka u kishte thënë Veseli për themelimin e Speciales

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 22:19
Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka treguar se Kadri Veseli ka kërkuar nga OVL UÇK-ja që mos ta kundërshtojë themelimin e Gjykatës Speciale.

Klinaku thotë se Veseli u ka bërë presion që ta pranojnë themelimin e Gjykatës Speciale.

Madje ai tha se Veseli u kishte thënë që ‘duhet të themelohet kjo gjykatë, anipse mund të jem edhe unë i akuzuar’.

“Nëse ju kujtohet juve ne si organizatë e veteranëve e kemi kundërshtuar vazhdimisht themelimin e kësaj gjykate. Ne kemi pas takim edhe me Kadri Veselin, pati ardhur me na bo njëfarë lloj presioni pozitiv, që edhe ne të pajtohemi me themelimin e Gjykatës Speciale.

Ne kemi thënë se nuk pajtohemi dhe tekstualisht na ka thënë që i akuzuar jam edhe unë (Kadri Veseli). Na pati thënë ‘ne udhëheqja, përfshirë edhe unë mund të jem i akuzuar, por duhet ta themelojmë’”, tha Klinaku.

Faton Klinaku gjithashtu ka konfirmuar se do të jetë dëshmitar në Gjykatën Speciale. Pos tij, dëshmitar është edhe avokati i OVL UCK-së, Tomë Gashi.

Këtë e konfirmoi edhe avokati Tomë Gashi duke thënë se pos tij, janë edhe gjashtë dëshmitarë tjerë në rastin Haradinaj.

“Dëshmitë te mbrojtja i kemi dhënë. Unë nuk i frikësohem askujt të tregoj se kam dhënë dëshmi kundër kësaj gjykate”, është shprehur Klinaku.

“Ne jemi shtatë dëshmitarë të mbrojtjes në rastin e Haradinajt, një prej tyre jam edhe unë”, theksoi Gashi.

“Ne do të jemi dëshmitarë të mbrojtjes, se s’kemi si tjetër të jemi”, shtoi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat