(E plotësuar 10:35) - Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, Mario Banoziq, pati një vizitë zyrtare në Kosovë me homologun e tij, Armend Mehaj.
Pas takimit u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të dy vendeve.
Ministri Mehaj tha se miqësinë me Kroacinë e kurorëzuan me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.
“Si popuj dhe vende na bashkojnë sfidat e ngjashme në të kaluarën çka e forcon edhe më shumë miqësinë ndërmjet vendeve tona. Kjo miqësi e ka pasur momentin kulmorë me kontributin e njerëzve tanë në Luftën e Parë më shumë se dy dekada në Kroaci.” u shpreh Mehaj në një adresim për media.
Tutje ai tha se janë së bashku për të thelluar miqësinë dhe për të hapur rrugë për më shumë bashkëpunim.
Mehaj pret sot në takim homologun e tij kroat
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot në orën 9:00 pret në takim homologun e tij kroat Mario Banozic, me delegacionin e tij.
Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin ‘tete-a-tete’.
Kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.
Pas këtyre takimeve, do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë dhe pastaj do të ketë adresim për media.