Gjatë vizitës së ministres së jashtme të Kosovës Donika Gërvalla në Bujanovc edhe Preshevë, ku ajo takoi krerët dhe përfaqësuesit e këtyre dy komunave është potencuar se “Shqiptarët e Luginës kërkojnë reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë, por aktualisht mbështesin reciprocitetin mes Kosovës edhe Serbisë”.
Mediat serbe shkruajnë se shqiptarët po kërkojnë reciprocitet në të drejtat me serbët e Kosovës.
Ky qëndrim ka dalë pas takimit që ka zhvilluar Gërvalla me përfaqësuesit e shqiptarëve të “Luginës së Preshevës”.
Shkrimi bazohet në kumtesën e lëshuar nga qeveria e Kosovës, ku ndër tjera thuhet se ministrja Gërvalla ka premtuar në takim me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës të Lindore se “do të angazhohet fuqishëm në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve në lidhje me vendosjen e reciprocitetit në të drejtat e tyre”.
Kryetari i komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi citohet të ketë deklaruar se “përfaqësuesit e “Luginës së Preshevës” nga ministrja e jashtme e Kosovës kanë kërkuar bashkimin e Luginës me Kosovën, vendosjen e reciprocitetit mes të drejtave që kanë serbët në Kosovë dhe realizimin e 7 pikave të vitit 2013, duke theksuar se pajtohen që në momentin aktual i japin prioritet parimit të reciprocitetit”.
Kërkesa të njëjta janë shpreh edhe nga kreu i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Ragmi Mustafa, pas takimit të zhvilluar me Gërvallen.