Grupi Parlamentar i AAK-së nuk po merr pjesë në seancën e Kuvendit ku për rend dite është adresimi vjetor i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes faqes zyrtare në Facebook, AAK thotë se ky refuzim për të marrë pjesë në seancë është për shkak se “presidentja e ka shkelë mandatin e vet si faktor uniteti, duke u bërë palë me kryeministrin”.
Megjithatë, e vetmja deputete prezente nga ky Grup Parlamentar ishte Albena Reshitaj.
Edhe PDK ka refuzuar të marrë pjesë në këtë seancë, ndërsa nga LDK ishin katër deputetë.