Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u është adresuar sot deputetëve të Kosovës me fjalimin vjetor mbi punën e saj si shefe e shtetit.
Fjalimin e saj e kanë bojkotuar PDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe.
Ndërsa, nga ish-partia e saj – LDK-ja, në sallë të pranishëm ishin vetëm tre deputetë.
Tre deputetët e LDK-së, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami dhe Valentina Bunjaku, të cilët kanë qenë prezent në seancën plenare për ta dëgjuar fjalimin vjetor të presidentes Osmani.