Kryeministri Kurti u kërkon deputetëve ta votojnë buxhetin

Aktuale

Kryeministri Kurti u kërkon deputetëve ta votojnë buxhetin

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 12:52
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për shkak të përfundimit të procedurave e nevojshme, kanë vendosur që buxhetin për vitin e ardhëm ta votojnë në seancë të jashtëzakonshme.

Kurti ka thënë se s’ka nevojë për shtyrje të votimit për buxhetin 2022 për datën 22 dhjetor. Ai u bëri thirrje deputetëve që ta mbështesin buxhetin.

“Natyrisht se nuk ka diçka të jashtëzakonshme që është vendosur kjo datë  dhe meqënëse procedurat kanë përfunduar dhe është e mundur që mos ta presim datën 22 dhjetor, kemi vendosur që mos të zgjatet më shumë”.

“Nuk ka asnjë arsye, tash kjo do të ishte e paarsyeshme nëse do të mungonit do të ishte e paarsyeshme, pra ju jeni në seancë dhe ju ftoj ta votoni. Jemi gati dhe jeni të pranishëm për këtë votim”, tha Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat