Sot presidentja e vendit Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin vjetor në Kuvendin e Kosovës.
Pas fjalimit, ajo është fotografuar me deputetë.
E fotografi ka bërë edhe me disa prej deputetëve të LDK-së, ish partisë së saj, përcjell Bota sot.
Një fotografi e ka publikuar deputeti i Listës Guxo, ish deputet i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili ka thënë se kanë respekt kolegial dhe se ata janë bërë bashkë për të mirën e vendit.
Në foto përpos Osmanit dhe Avdylit janë deputetët Valentina Bunjaku Rexhepi, Marigona Geci dhe Burim Karameta.
Postimi i plotë:
Debatet politike vazhdojnë por edhe respekti i ndërsjellë ndërkolegial.
LDK e ish-LDK por për të mirën e vendit bashkë.