Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimet Musliu nuk ka gjetur mbështetje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që në buxhetin e vitit 2022 të futet edhe një projekt për ndërtimin e memorialit të akademisë ushtarake të UÇK-së në Açarevë të Skënderajt.
Musliu u irritua nga kjo mosmbështetje dhe tha se në këto raste shihet se kush është kundër vlerave të luftës.
“Këtu shihet kush punon për mbrojtjen e vlerave të luftës e kush kundër tyre.”, ka thënë Musliu.
Asaj i ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Të lutem se akuzat e tilla janë të tepërta se mbrojtja e vlerave të luftës është qe 22 vjet”, tha Konjufca.
“Edhe unë thashë që nuk është bërë që 22 vjet dhe është turp për institucionet e Kosovës”, ia ktheu Musliu.
E Konjufca i tha se duhet të jetë parimore kur akuzon.
“Atëherë akuzat për me qenë parimore duhet me qenë 22 vjeçare”, tha ia duke qeshur.
Kujtojmë që në seancën e sotme po bëhet shqyrtimi i dytë i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2022